Prestige Media anëtari më i ri i OAK

Oda e Afarizmit të Kosovës u vizitua nga biznesi Prestige Media, me pronar Bedri Llapashtica.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender  Krasniqi, njoftoi pronarin e Prestige Media Bedri Llapashtica për problemet aktuale të bizneseve, ndër më të theksuarat si TVSH-ja, mungesa e Energjisë Elektrike, problemet ligjore dhe shumë të tjera të cilat OAK po i shtyen para.

Pronari i Prestige Media theksoi se komunat po krijojnë vështirësi në procedurat e dhënies së lejeve të punës, veprohet me baza partiake e shumë padrejtësi të tjera që po u shaktohen bineseve pa asnjë të drejtë.

Z.Llapashtica, mbeti i kënaqur nga gatishmëria e OAK-së për zgjidhjen e problemeve të bizneseve andaj u shperh i gatshëm t’i bashkangjitet bizneseve të tjera anëtare.

Oda e Afarizmittë Kosovës mirëpret çdo anëtarësim dhe bashkëpunim me bizneset sepse të gjitha bashkë ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të bizneseve dhe operimin e tyre më të mirë në vendin tonë.