Projektligji për Pyjet tashmë është në Kuvend

Projektligji për Pyjet i cili tashmë është në Kuvend, për ndryshimin e Udhëzimeve Administrative të cilat kufizojnë bizneset e sektorit minerar për shfrytëzimin e tokës ka ardhur pas kërkesës së Odës së Afarizmit të Kosovës.

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 23.05.2019, pika e dytë e rendit të ditës ka qenë edhe Projektligji për Pyjet, paraqitur nga Ministrja e Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç dhe u aprovua me unanimitet. Më gjerësisht linku më poshtë nga minuta 04:40 https://www.facebook.com/GazetaZeri/videos/296965577916171

Ndërsa Drejtori i Departamentit të Pylltarisë në Ministri të Bujqësisë, Tahir Ahmeti ka thënë për KosovaPress se drafti i Ligjit për Pyjet i cili aktualisht është proceduar në Qeveri të Kosovës, që është nënshkruar nga ministrja e Ministrisë së Bujqësisë, përmban brenda vetes kërkesat e Odës së Afarizmit Kosovës. Më gjerësisht linku më poshtë: http://www.kosovapress.com/…/projektligji-per-pyjet-qe-he…/…

Kujtojmë se OAK për një kohë të gjatë ka lobuar që Qeveria e Kosovës t’i heq këto udhëzime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe këto janë:

• Udhëzimin Administrativ Nr.10/2010, Neni 4 paragrafi 13.7 dhe paragrafi 13.8 të cilat kufizojnë kontratat e shfrytëzimit të tokave në 5 vite dhe 5 ha;

• Udhëzimin Administrativ MA – Nr 12/2005 paragrafi 1.b i nenit 8 obligon bizneset të paguajnë për shfrytëzim të pyjeve dhe tokës pyjore për destinime tjera ku vlera e shtimit vjetor të masës drunore për 25 vjet për pyjet cungishte dhe 60 vjet për pyje trungishte pa e shfrytëzuar atë pjesë;

• Udhëzimi Administrativ MA-Nr.16/2007 Neni 1 paragrafi 7 që obligon bizneset të paguajnë taksë 0.20€ për vit për ndërtim të përkohshëm;

• Vendimi për Ndalimin e Përkohshëm të Ndërrimit të Pasurisë së Paluajtshme të MBPZHR i datës 20/07/2010;

Andaj OAK, këtë vendim të Qeverisë e konsideron të drejtë dhe shumë të rëndësishëm për bizneset në vendin tonë.