Purepower Filters pjesë e OAK – së

Vështirësitë me të cilat po ballafaqohen bizneset vendore ishte diskursi kryesor i diskutimit në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Adil Bajraktari, pronarin e biznesit “Pure Power” SH.P.K.Bajraktari theksoi që prodhuesit vendor ende po përballen me problemin e lirimit të pjesshëm të lëndës së parë, gjë e cila duhet të rregullohet në mënyrë që prodhuesit të mos dëmtohen.Ai në fund të takimit shtoi që “Pure Power” SH.P.K. i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare të OAK-së.