Në hapsirën e ndarë për diskutim të problemeve me të cilat bizneset po përballen në organizimin “Kafja e Mëngjesit” me bizneset e Prizrenit, Tafil Kalimashi pronar i biznesit “Kosova Pack” rekomandoi që menjëherë pas formimit të Qeverisë së re të kërkohet takim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe të diskutohet vedimi për taksën 100%, pasiqë për një vendim i tillë është dashur që paraprakisht të bëhet konsultimi me bizneset.

Tutje Kalimashi shtoi që para marrjes së vendimeve, është e domosdoshme që institucionet të konsultohen me bizneset ose odat që përfaqësojnë interesat e tyre, ashtuqë të mos përballen me situata të papritura, por të veprojnë në bashkëdyzim.