Qumështorja Golaj i bashkohet bizneseve anëtare të #OAK-së

Në vazhdën e bashkëpunimit me prodhuesit vendor, zyrtaret e #OAK-së vizituan biznesin Qumështorja Golaj, të cilat u pritën në takim nga pronari Brahim Golaj.

Sfidat dhe lobimi për përkrahje të prodhuesve vendor nga ana e OAK-së ishte tema kryesore e diskutimit, ku z.Golaj shprehu gatishmëri që t’i bashkohet biznesve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës.

Për më shumë, Qumështorja Golaj më veprimtari në Fshatin Sheremet të Komunës së Gjakovës, është prodhues i produkteve të bylmetit.