(Raport) OAK, shpreh shqetësimet e saj për gjendjen e krijuar në vend

Oda e Afarizimit të Kosovës (OAK) ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me gjendjen e krijuar  në vend si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe njëkohësisht mos përkrahjes nga shteti për t’u tejkaluar kjo gjendje.

Shqetësimi ynë, bëhet edhe më i thellë veҫanarisht pas publikimit të rezultateve të fundit lidhur me situatën e krijuar në vend, në sektorin e Hotelerisë dhe Turizmit.

Sipas të dhënave të siguruara nga ASK dhe analizës të cilën e ka bërë OAK, del se gjendja në vend është rënduar edhe më tepër gjatë muajve të fundit në sektorin e Hotelerisë. Kjo për shkak se ky sektor ka shpresuar për rimëkëmbje,veҫanarisht, gjatë muajve të verës kur jemi në dijeni se organizohen edhe ahengjet familjare dhe kemi një numër të madh të viztorëve nga diaspora.

Mirëpo, fatkeqësisht gjendja ka shkuar duke u përkeqësuar. Kjo për shkak se numri i qytetarëve të ardhë nga diaspora është zvogëluar dhe sektor i Hotelerisë dhe Turizmit është penalizuar jashtzakonisht shumë.  Arsye për këtë janë edhe masat të rrepta të marra nga Qeveria, veҫanërisht për këtë sektor. Disa prej tyre janë: puna deri në orën 22:30 dhe vetëm në ambiente të hapura. Funksionimi i tillë është mjaft problematik, sidomos, tani kur dihet se jemi duke shkuar nga stina e vjeshtës dhe dimrit.

Nga të dhënat e siguruara nga ASK, për tri vitet e fundit del se numri i  vizitorëve në të gjitha qytetet e Kosovës ka rënë në mënyrë drastike. Në vitin 2018, brenda Kosovës, ishin gjithsej 25.605 vizitor. Përderisa, në vitin 2019 në tërë Kosovën ky numër sillej rreth 24.113 vizitor.  Kurse, përgjatë këtij viti numri i vizitorëve vendor është 3.274 që i  bie të jetë shumëfish më i ulët sesa në dy vitet paraprake. Numri më i madh i vizitorëve, vërehet në regjionin e Pejës.

Ndërsa, sa i përket vizitorëve të huaj të cilët kanë vizituar vendin tonë edhe ai paraqitet me shifër shumë më të ulët, në krahasim me vitet e kaluara. Gjatë vitit 2018, numri i vizitorëve të huaj në Kosovë ishte 43.604 vizitorë. Në vitin 2019, kemi një ngritje të numrit të vizitorëve në vend në 44.138 vizitorë, përderisa, në vitin 2020 kemi rënie drastike në 3.557 vizitorë.

Bazuar në këto statistika, nënkuptojmë se si rezultat i zvogëlimit të të hyrave në vendin tonë do të zvogëlohet edhe nevoja për të punësuarit që janë pjesë e sektorit të Hotelerisë.  E në përgjithësi të gjithë sektorit privat.

Kësisoj, shumë kryefamiljarë do të mbesin pa vende pune dhe sektorit të hotelerisë do t’i kanoset rreziku për të mbijetuar. Rikujtojmë, se në sektorin privat janë të punësuar rreth 250 mijë qytetarë, gjë që tregon se ҫfarë impakti ka ky sektor në vend.

Andaj, mënyra e vetme për të ndihmuar këtë sektor që të kaloj kollapsin ekonomik, është subvencionimi nga ana e shtetit dhe marrja me seriozitet e kërkesave të parashtuara nga bizneset që operojnë në vend.

Për kalimin e kollapsit ekonomik me të cilin është duke u ballafaquar vendi, ne si Odë e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkojmë që sa më parë të kalohet pakoja e rimëkëmbjes. Kësisoj, do të ndihmoheshin bizneset, do të sigurohej mirëqenia e qytetarit dhe ekzistenca e prodhuesve vendor për të kontribuar më pas në të ardhurat më të mira të vendit.

Për më tepër informacione, lidhur me statistikat e fundit në sektorin e hotelerisë ndiqni vegëzën e mëposhtme:

https://ask.rks-gov.net/media/5575/hotelerija-tm2-2020.pdf