Restaurant Kanina pjesë e OAK-së

 

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) u mirëprit pronari i Restaurant Kanina, njëkohësisht ish-drejtor i OAK-së Ismet Mulaj.

Mulaj si një afarist i ri dhe i njoftuar nga afër me shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, vendosi t’i bashkohet Odës duke u bërë kështu anëtari më i ri i saj. Ai shtoi që pret një bashkëpunim të suksesshëm me OAK-në, ashtu siç ka pas në të kaluarën.

Për më shumë, Restaurant Kanina ofron ushqime tradicionale shqiptare duke filluar nga kafeja shqiptare deri tek flija.