Restaurant Sharri tashmë pjesë e OAK-së

 

Se Oda e Afarizmittë Kosovës (OAK) i ka të hapura dyert për të gjitha bizneset në Kosovë, e dëshmon edhe takimi i fundit i realizuar me pronarin e Restaurant SharriStrazhë, Islam Leka.

Zyrtaret e OAK-së informuan për veprimtarinë e Odës që nga fillimet e para dhe aktivitetet që bizneset anëtare përfitojnë si avokimi, trajnimi, shërbimet e ndryshme biznesore dhe rrjetëzimi.

Në anën tjetër, Leka tregoi për shërbimet që Restaurant Sharri ofron dhe mënyrën e bashkëpunimit me Odën për të sjellë investime tek vendi ku operon biznesi. Gjithashtu, ai përgëzoi OAK-në për punën e palodhshme që bënë për krijimin e një klime të të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar që Restaurant Sharri i beson misionit të odës duke u bërë anëtari më i ri i saj.

Për më shumë, Restaurant Sharri ndodhet në Strazhë të Kaçanikut me një pamje të mrekullueshme të Maleve të Sharrit.