Rezultatet e hulumtimit “Ndikimi i #COVID-19 në bizneset në Kosovë”

‘Pyper’ L.L.C. në bashkëpunim me Oda e Afarizmit të Kosovësdua.comAmerican Chamber of Commerce in Kosovo – Oda Ekonomike Amerikane në KosovëInstituti Riinvest dhe Oda Ekonomike e Kosovës ka realizuar një hulumtim në lidhje me ndikimin e virusit #COVID-19 në bizneset në Kosovë.

Në këtë hulumtim morrën pjesë 560 biznese kosovare, ku qëllim kryesor ishte identifikimi i vështirësive që bizneset janë duke hasur gjatë #COVID-19.

🔹Nga rezultatet e hulumtimit u nxjerrën përfundime që 93% e bizneseve të anketuara janë prekur nga gjendja e krijuar prej pandemisë #COVID-19, 58% janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar ekonomike, ndërsa 83% e tyre kanë pësuar rënje në të hyra pasiqë kanë rënë shitjet.

🔹 Nëse pandemia zgjatë, vetëm 28% e bizneseve mund të mbijetojnë pa ndihmë të jashtme për dy muaj, e 21% e bizneseve konsiderojnë si shumë të dobishme masat e ndërmarra nga Qeveria për mbështetje të bizneseve.

🔹96% e të anketuarve mendojë që duhet të ndërmerren masa shtesë për mbështetje të bizneseve, ndërsa 56% theksojnë që biznesi mund të hasë në probleme por nuk besojnë që do të falimentojnë.

🔹71% e të anketuarve propozojnë që si masë shtesë që Qeveria duhet të ndërmarr është edhe kompenzimi i plotë i shpenzimeve fikse

🔹Për tejkalim të situatës momentale 36% e të anketuarve vlerësuan që do të marrin financim nga institucionet bankare.

Për më shumë detaje, disa rezultate të hulumtimit i gjeni në foto.