S/SPRINT kompani që duhet të krenohemi

Patëm kënaqësinë që t’a vizitojmë anëtarin tonë, z. Sami Sopa, pronar i kompanisë S/SPRINT, prodhues i veshjeve sportive.

z. Sopa kishte bërë një punë të shkëlqyer, së pari duke ndërtuar një godinë impozante ku ishte vendosur prodhimi, por mbi të gjitha punëtorët e kësaj kompanie bënin një punë me profesionalizëm dhe përkushtim. S/SPRINT tani është i pranishëm kudo në tregun e Kosovës, por interesimi ishte që të depërtonte edhe në tregun rajonal dhe më gjerë.

Shumë shtete, sidomos ato rajonale kanë politika favorizuese për produkte që eksportohen në tregjet ndërkombëtare.

OAK-u do t’i mbështesë bizneset prodhuese, duke ofruar studime dhe analiza konkrete se si duhet të krijohen politika favorizuese nga shteti.


www.s-sprint.com/
https://www.facebook.com/s.sprint0/