Salloni i parë i Turizmit në Romë – “Roma Travel Show”

Të nderuar sipërmarrës

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se nga data 31 janar deri më 2 shkurt 2020 do të zhvillohet “Roma Travel Show”, Salloni i parë i Turizmit në Romë i cili lind nga eksperienca shumëvjeçare e shoqërisë që organizon RomaSposa (Salloni Ndërkombëtar i Veshjeve të Nusërisë) dhe BMI (Borsa del Matrimonio in Italia – Destination Wedding in Italy).

“Roma Travel Show” (https://romatravelshow.it/en/) do të jetë e hapur për publikun e gjerë të cilit ngjarja synon t’i ofrojë mundësinë të takojë profesionistët e sektorit:

Agjenci turistike,
Tour operator,
Strukturat e mikëpritjes,
Specialistët e udhëtimeve,
Kompani dhe linja kroçierash,
Ekoturizmi dhe turizmi enogastronomik,
Ente dhe struktura vendore të promovimit territoral.

Për një informacion sa më të plotë mbi mundësinë tuaj për të marrë pjesë në cilësinë e ekspozuesit, ju lutemi që të na shkruani në email adresen: odaeafarizmit1@gmail.com