Sekretari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Diamant Elshani dhe Koordinatoria Qendresa Ibrahimi ishin pjesë e workshopit të organizuar nga Western Balkans Fund, ku u diskutua faza e zbatimit të projekteve me përfituesit e thirrjes së tretë të propozimeve nga Prishtina dhe Podgorica. #OAK shprehu mirënjohjen e saj ndaj #WBF për kontributin dhe partneritetin e krijuar me qëllim të realizimit të synimeve të përbashkëta. Kjo punëtori ishte një hap tjetër i punës së vazhdueshme të WBF për të ndihmuar zbatimin sa më të mirë të projekteve fituese. #ChamberofDoingBusinessinKosovo #WesternBalkansFund!