Sektori i bukëpjekësve përballet me sfida të mëdha

 

Oda e Afarizmit të Kosovës në kuadër të takimeve të përbashkëta që organizon me bizneset e sektorëve të ndryshëm, këtë radhë ftoi në një takim të dytë të përbashkët bukëpjekësit.

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte diskutimi lidhur me sfidat me të cilat përballen bizneset bukëpjekëse në vend, dhe mundësitë e adresimit të këtyre problemeve për zgjidhje tek institucionet përkatëse.

Në këtë takim, përfaqësuesit nga furrat e bukës kishin rastin që të i adresojnë shqetësimet e tyre, në mënyrë që OAK të ofrojë përkrahje dhe të shtyjë përpara iniciativat në të mirë të biznesit.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi se Oda e Afarizmit të Kosovës është themeluar me qëllimin kryesor që të ndihmojë bizneset dhe duke qenë akterët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi, OAK do të ofrojë përkrahje maksimale që çdo problem që ka mundësi të zgjidhet do të mundësohet përmes OAK-së.

Në këtë takim morën pjesë bukëpjekësit: City Bakery, Ko-Bake, Furra Pashtriku, Fabrika e Bukes Ferizaj, Bukë e Zemër, Bukëpjekës Saranda 2 dhe Dreni.