Sektori i ndërtimit me ankesa të shumta

Gjatë ditës së sotme në zyret e Odës së Afarizmti të Kosovës janë mbledhur sektori i bizneseve të ndërtimit për të diskutuar problemet të cilat po iu shfaqen si pengesa shumë të mëdha gjatë veprimtarisë së tyre.

Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi mirëprioti bizneset e këtij sektori dhe shpalosi para tyre aktivietet e Odës së Afarizmit të Kosovës e cila në vazhdimësi angazhohet në largimin e barrierave që po pengojnë bizneset dhe zhvillimin më të lëhtë të tyre.

Ndërtuesit shprehen pakënaqësitë e tyre ku theks të veçantë i vunë çështjes së tatimit në pronë të cilët paguajnë pa faturuar, tatim të infrastrukturës kur biznesi paguan faturën ndërsa komuna nuk kryen punët për çka kërkon pagesën, TVSH në garazha prej 150 €, problemet ligjore dhe mos inspektimi i tyre sipas ligjit dhe mosfunksionimi i inspektoriatit, ishtin këto disa nga temat të cilat u diskutuan në takim.

OAK dhe bizneset u dakorduan që së bashku të punojnë në largimin e këtyre pengesave të cilat po iu shkaktojnë humbje kohe dhe humbje të shumta financiare.

Të pranishme nga bizneset ishin: Kompleksi Puhiza, Dekko Interiors And Constructions DEKKO Construction, Albvizion&Simacom, Joni construction, NT ZOGU, Stina Construction dhe DINO Ndërtimi.