Sektori minerar potencial i madh për zhvillim ekonomik

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës z. Skënder Krasniqi së bashku me anëtarin e bordit, biznesmenin Hysni Zogaj, drejtorin ekzekutiv z.Ismet Mulaj dhe zyrtaren e OAK-se, Qëndresa Ibrahimi priti në takim znj. Sabina Strmic Palinkas dhe Melanie Forien nga “Uit The Arctic University of Norway”.

Në këtë takim u diskutua për projektin me të cilin janë duke u marr aktualisht përfaqësueset e këtij Universiteti, që ka të bëjë me fushën e studimit të sektorit të minierave dhe mineraleve në Kosovë.

Znj. Palinkas dhe Forien shprehën gatishmëri për të bashkëpunuar me OAK-në dhe Universitetin e Mitrovicës me qëllim të shkëmbimit të përvojave në fushën e kërkimit minerar, si dhe shkëmbimin e studentëve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Po ashtu të dyja palët u pajtuan që të rritet bashkëpunimi, në mënyrë që ekspert të rinj nga Kosova të kenë mundësi që të punojnë për periudha afatshkurtra në kompanitë minerare në Norvegji dhe të kenë mundësi që të sjellin këtu praktikat e mira të tyre.

The mining sector a great potential for Economic Development!

President of the Chamber of Doing Business in Kosovo (CDBK), Mr. Skender Krasniqi with colleagues welcomed to the meeting Mrs. Sabina Strmic Palinkas and Melanie Forien from the “Uit The Arctic University of Norway”.

In this meeting they discussed about a project, currently being attended by representatives of this University, dealing with the field of the mining and mineral sector in Kosovo.

Mrs. Palinkas and Mrs. Forien expressed willingness to cooperate between the CDBK and the University of Mitrovica in order to do researches in the field of mining and exchange students between Kosovo and Norway.

Also, both sides agreed to increase co-operation, so the experts from Kosovo can have the opportunity to work for short-term periods in mining companies in Norway and bring their best practices here.