Sesionin Informues për bizneset “Rëndësia e Pronësisë Intelektuale

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ju fton në Sesionin Informues për bizneset lidhur me Rëndësinë e Pronësisë Intelektuale, i cili do të mbahet të Mërkurën 17.04.2019 nga ora 09:30 -12:00, në sallën e Konferencave Orion (përballë Kino Abc tek Sheshi).

Në këtë sesion do të prezantojnë:

Nezir Gashi, Drejtor në Agjencinë e Pronësisë Industriale – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Tema “E drejta e Pronësisë Industriale”;

Valon Kashtanjeva, Drejtor i Zyrës për të Drejtat e Autorit – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Tema “Roli dhe rëndësia e të Drejtës së Autorit”;

Sadije Topojani, Udhëheqëse e Sektorit të IPR – Dogana e Kosovës, Tema “Roli i Doganës së Kosovës në mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale”;

Pas prezantimeve bizneset do të kenë mundësi që të bëhen pjesë e diskutimit të hapur në lidhje me temën e trajtuar.

Ju mirëpresim!