Shembulli i kompanisë kosovare, u jep punëtorëve edhe rrogën e 14-të

Kompania e prodhimit të mishit “MEKA” me pronar Burim Piraj, është e njohur në mbarë botën me produkte shumë cilësore nga mishi i pulës dhe i gjedhit.

MEKA HALAL FOOD” filloi punën në vitin 1992 me aktivitetet e saja prodhuese duke nxjerrë në treg suxhuk, kurse më vonë fillon prodhimin e produkteve të tjera siç janë: sallamë, proshutë, salsiçe, pashtetë, rriskë të gjedhit, si dhe gjella të gatshme të konzervuara.

Të gjitha mirënjohjet e kompanisë “MEKA”, tregojnë punën e palodhshme dhe përkushtimin e skajshëm të menaxhmentit dhe punëtorëve të saj, për të prodhuar produkte sa më cilësore me qëllim për t’i kënaqur konsumatorët.

Fitues të shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, në vitin 2015 në Gjenevë të Zvicrës, “MEKA” u shpërblye nga organizata #BID me medaljen e Artë për cilësi të lartë të produkteve dhe të menaxhimit. Këtë shpërblim “MEKA” e fiton në konkurencë e sipër me kompani të mëdha botërore për përpunimin dhe prodhimin e mishit.

“MEKA” është çertifikuar nga auditor ndërkombëtar me #HACCP, rregullore e cila shërben për sigurinë ushqimore, në mënyrë që produktet të jenë sa më të sigurta për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu është çertifikuar me standarde ndërkombëtare për cilësi në prodhimin e produkteve #HALAL.

Kjo kompani eksporton në Shqipëri dhe së fundi ka filluar edhe në Zvicër, produkti më i shitur për 2017 ishte suxhuku.

Për të motivuar punëtorët e kompanisë, pronari Burim Piraj tash e sa vite paguan punëtorët me pagën e 13, kursë në janar të këtij viti pritet të paguhet edhe paga e 14.