Sim Logistic sjell përvojën perëndimore në Kosovë

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës së bashku me anëtarin e Bordit z. Hasan Gigollaj, sot qëndruan në vizitë në qytetin e Mitrovicës, me këtë rast vizituan Kompaninë “Sim Logistic”, kompani e fokusuar në nevojat e konsumatorëve, duke i’u ofruar shërbime të shpejta dhe fleksibile.

Si një kompani shumë moderne, Sim Logistic ka hyrë në treg pas nevojës së shfaqur që një kompani e llojit të tillë të merret me distribuim. Pronarët e saj z. Sedat Bashota dhe z. Izedin Mejzini kanë sjellur përvojën 25 vjeçare në këtë fushë nga Gjermania dhe i disponojnë të gjitha përgatitjet e kapacitetet e nevojshme për të përfunduar me sukses veprimtarinë e tyre. Sim Logistic është postë e shpejtë private që meret me transport postarë në gjithë Kosovën. Duke u siguruar që pakoja e konsumatorëve të saj, të arrij sigurtë dhe shpejt në destinacionin e caktuar.

Drejtori ekzekutiv z. Mulaj përgëzoj pronarët me punën e bërë deri më tani dhe i informoi që e gjithë veprimtaria e Odës është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset, duke përfshirë avokimin, rrjetëzimin, lobimin e hulumtimet në interes të biznesit.
http://simlogistic.com/
https://www.facebook.com/simlogistic/