SIMS – Marketing Agency anëtare e Odës

Gjatë ditës së sotme, stafi i OAK-ut kryesuar nga Koordinatoria Donika Gashi dhe Zyrtarja për Komunikim me Biznese Qendresa Ibrahimi kanë mirëpritur drejtuesit e kompanisë  SIMS – Marketing Agency, të kryesuar nga pronari Shpat Komoni dhe përfaqësuesi Lis Thaçi.

Pasi u prezantua misioni i OAK-ut, palët u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke shprehur gatishmërinë edhe për nënshkrimin e marrëveshjës që kjo kompani të jetë pjesë e Odës.

SIMS – Marketing Agency është agjensi profesionale e marketingut ku si qëllim ka ofrimin e asistencës në ndërtimin e markës dhe rritjen e biznesit.