“SOLID” kompani që duhet të krenohemi

Në vazhdën e shumë vizateve të bizneseve, drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës me bashkëpunëtor patën një vizitë pune në kompaninë “SOLID” në Therandë, ku u pritën nga pronari i kësaj kompanie zt. Shefqet Kuqi.

Drejtori i OAK-ut zt. Ismet Mulaj e informoj zt. Kuqi me të arriturat e Odës dhe me planet që ka për t’a ndihmuar biznesin, sidomos për të krijuar mundësi me të mëdha për produktet vendore. Sot prodhuesi ynë ka krijuar produkte me cilësi dhe që po është prezent gjithnjë e me shumë edhe në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa, zt. Kuqi e falënderoj OAK-un për punën që janë duke e bërë dhe për planet e duhura që paska OAK-u për bizneset. Zt. Kuqi, ndër të tjera theksoi se biznesi sot përballet me një konkurencë jo të ndershme që vjen nga informaliteti dhe cilësia jo e duhur.

Zt. Mulaj e garantoj zt. Kuqi, së OAK-u do të jetë bashkëpunuese me biznesin, që së bashku të krijojmë një ambient, ku në rend të parë është cilësia dhe produkti vendor.