“Spirit of Drini” adreson problemet me energji elektrike në OAK

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të prirë nga drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj sot qëndruan në vizitë në qytetin e Pejës, me këtë rast vizituan Kompaninë “Spirit of Drini”.

Kompania “Spirit of Drini”, është kompani e ujit e fokusuar në eksport në vende të ndryshme të botës si në: Itali, Austri, Katar dhe Kuvajt.

Gjatë vizitës pronari i “Spirit of Drini”, Thomas Schoffler EMBA, njoftoi Mulajn për problemet e tyre që kanë në zhvillimin e biznesit të tyre, siç janë problemet me energji elektrike të cilat po i sjellin humbje.

Drejtori ekzekutiv Mulaj, i premtoj Shchoffler që OAK-u do të adresoj problemet e tyre në institucionet përkatëse dhe do të punoj për zgjidhjen e tyre.

Të dy palët u dakordua të krijoin ura bashkëpunimi në të mirë të zhvillimit ekonomik.
👉https://www.spirit-of-drini.com/