Stafi të mos largohet nga puna edhe nëse qarkullimi bie

Në kuadër të vizitës tek bizneset anëtare me qëllim të informimit për pasojat që pandemia Covid-19 ka lënë tek ato, bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës u takuan me pronarin e biznesit anëtarë “Metron” SH.P.K., Mentor Sahiti.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi premtoi që oda do të bëjë maksimumin në mënyrë që t’i paraqes kërkesat e bizneseve tek institucionet dhe të loboj që në Pakon e Rimëkëmbjes të përshihen sa më shumë pikat që janë në interes të bizneseve.

Sahiti theksoi që shitja për “Metron” SH.P.K. ka pësuar rënje për 90%, pasiqë është lejuar vetëm tregtia e produkteve ushqimore, ndërsa është ndaluar tregtia e pajisjeve teknologjike. E vetmja mënyrë që këto biznese po funksionojnë është përmes blerjeve online, gjë e cila e arsyeton edhe këtë rënje drastike të shitjeve, shtoi Sahiti.

Sipas Sahitit pasojat e kësaj pandemie do të jenë edhe për vitin 2021, mirëpo ai veçoi që kanë vendosur t’i mbajnë punëtorët edhe nëse shitjet janë zero për tre muajt e ardhshëm.

Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, nënkryetari Arsim Selmonmusaj, anëtarët e bordit Hamdi Malushaj dhe Diamant Elshani, koordinatorja Qendresa Ibrahimi dhe zyrtarja Mirjeta Shala