Takim i përbashkët me gurthyesit anëtar

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) ka mirëpritur në një takim të përbashkët gurëthyesit anëtarë në OAK.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi lidhur me rekomandimet që Oda ka bërë për Projektligjin për Miniera dhe Minerale dhe njëkohësisht të marrë edhe opinionet e Gurthyesve për rekomandime shtesë.

Bizneset Gurthyese e vlerësuan angazhimin që OAK ka ndërmarrë për të mbrojtur interesat e tyre dhe njëkohësisht shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm, ndërsa Oda e Afarizmit të Kosovës përkrahu çdo iniciativë që do të ishte në të mirë të bizneseve duke krijuar ambient sa më favorizues edhe për sektorin gurëthyes në vend.

Oda e Afarizmit të Kosovës do të angazhohet fuqishëm dhe me përkushtimin maksimal t’i qendroj afër secilit biznes që i beson misionit të OAK-së.