Takim i përbashkët me sektorin e operatorëve kabllor

Në Odën e Afarizmit të Kosovës u mbajt një takim i përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve që i përkasin sektorit të operatorëve kabllor, ku u mirëpritën nga anëtari i bordit Hamdi Malushaj.

Gjatë këtij takimi u diskutuan për sfidat e të bërit biznes për këtë sektor dhe mundësitë e bashkëpunimit të tyre me OAK-në.

Nën shoqërimin e anëtarit të Odës së Afarizmit z. Qendrim Kryeziu nga ISP Broadcast, përfaqësuesit nga bizneset: NPT “Galaktika”, N.SH J@B-NET, NTSH Bledi, OrangeNet LLC dhe Kumanova Cable shpk vendosën që të i bashkohen OAK-së duke u bërë kështu bizneset më të reja që i besojnë misionit të Odës.

OAK ndihet e privilegjuar që rrethi i bizneseve anëtare të saj është vazhdimisht duke u rritur.