Takimet vazhdojnë me prodhues mielli

Prodhimi i miellit po kalon nëpër sfida të cilat po e dëmtojnë prodhimin vendor. OAK e ka me prioritet që të mbështet prodhimin vendor të miellit, duke e ndihmuar në konkurrencën e padrejtë që po e shkakton importi.

Fabrika e Miellit Gashi4 Company – Grunori, është një ndër fabrikat më gjigante të miellit në këtë regjion, e cila përdor teknologji bashkëkohore dhe është e përkushtuar në prodhimin e miellit 100% BIO. Kjo kompani e suksesshme drejtohet nga z. Musa Gashi i cili është edhe bashkëpunëtor i OAK-ut.