Te Aleni anëtari më i ri në OAK

Në kuadër të takimeve të organizuara me bizneset, përfaqësueset e OAK-së mirëpritën në takim përfaqësuesin e gurthyesit Te Aleni, z.Fahri Blakaj.

Koordinatorja Donika Gashi, gjatë këtij takimi informoi z. Blakaj për punën e vazhdueshme që OAK po bënë në mbështetje të bizneseve të sektorit gurthyes.

z.Blakaj theksoi se problemet që po hasin gjatë të bërit biznes janë të shumta dhe në të njejtën kohë vlerësoi lartë këtë angazhim të OAK-së duke e konsideruar si të domosdoshëm për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.

Në fund të këtij takimi z.Blakaj shtoi se Te Aleni do të jetë një nga gurthyesit anëtarë, i cili vazhdimisht do të përkrahë këtë iniciativë të ndërmarrë nga Oda e Afarizmit të Kosovës.