Të gjendet një mënyrë për të financuar shtypin në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj është takaur me drejtorin e gazetës së përditshme shqiptare “Epoka e re”, Z. Sadik Zeqiri. Në takim Z. Mulaj dhe Z. Zeqiri, kanë diskutuar lidhur me problemet me të cilat po përballen gazetat e shtypyra në Kosovë.

Z. Mulaj, më këtë rast e informoi Z, Zeqiri për misionin e Odës së Afarizmit të Kosovës, si dhe aktivitete të cilat po i merr OAK-u për t’i bashkuar bizneset rrugën e cila është me e lehtë për të dominuar në tregun e rajonit dhe gjetke. Sipas Mulaj, rol të rëndësishëm në tregun e Kosovës, luajnë edhe gazetat e shtypura, pasi që në baza ditore pasyrojnë dhe gjendjen e bizneseve në Kosovë.

Me këtë rast drejtori i gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri, ka thënë se gazetat e shtypura në Kosovës, sot po përballën me probleme të shumta, mirëpo sipas tij, kostoja e përditshme e shtypjes së gazetës, është ndër sfidat kryesore, e sidmomos për mediumin të cilin e drejton ai, pasi që kjo gazetë asnjëher s’ka marr ndonjë donacion apo përkrahje të tillë sa i përket shqypit. “Gazetat e shtypura e kanë rëndësinë e vet. Unë mendoj se asnjëherë shtypit s’do t’i humb rëndësia pavarësisht evolucionit teknologjik. Në saje të revolucionit tekologjik sot kemi mbetur 5 gazeta të shtypura. Mirëpo, kostoja e përditshme e shtypit dhe pagesa që duhet t’i bëhet shtypshkronjës ku ne e shtypin gazetën “Epoka e re”, është sfida kryesore me të cilën përballemi. Prandaj, kërkoj nga shteti që t’na përkrah në këtë drejtim në mënyrë që gazetat nacionale dhe tradicionale, mos të rrezikohen dita ditës”, deklaroi drejtori Zeqiri.

Ai më tej ka thënë se do të duhej të gjendej një mënyrë që të ndaheshin fonde për të subvecnionuar shtypin, siç ndodhë në shumë vende.