Rrjetit të bizneseve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) së fundi i’u bashkua edhe “Te Syla”, me seli në Prizren, më pronar Bujar Dapko.

“Te Syla” është themeluar në vitin 1967 si një dyqan i vogël me ushqim skare, të cilët falë punës së përkushtuar, pasionit për përgatitjen e pjekurinave të mishit dhe avancime të vazhdueshme, kanë arrit të kthehen në lider të kësaj veprimtarie si dhe marka më e dalluar në tregun e Kosovës.

Sot përveç restauranteve, “Te Syla” është zgjeruar edhe si fabrikë për përpunimin e mishit dhe synon që me restaurantet të jetë prezente edhe më shumë në Kosovë.