Oda e Afarizmit çdo ditë e më e fuqishme me bashkimin e larmishëm të bizneseve, që i japin frymë dhe kreativitet jetës biznesore.

Sekretari i OAK-së z. Diamant Elshani së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Odës patën një vizitë pune në qytetin e Pejës, ku vizituan biznesin Top Reklama dhe u pritën në takim nga drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie z. Petrit Shala.

Top Reklama është themeluar në vitin 2006, nga shoqëria kryesuese Dukagjini Group, duke sjellë standarde të reja dhe lidership në industrinë tonë, gjithmonë duke ofruar trende dhe mundësi të reja në treg. Ky biznes aktivitetet kryesore të saj ka: shtypin digjital, reklamat 3 Dimensionale, reklamat ndriçuese, sistemet e display-it me mënyrën më të mirë të përdorimit të teknologjisë së fundit.

Kualiteti, profesionalizmi dhe çmimet konkurruese janë çelësi i suksesit të kësaj kompanie, duke mundësuar kështu krijimin e kushteve që çdo biznes, qoftë i madh, i mesëm apo i vogël që të përfitoj nga këto shërbime me kualitet të lartë duke përdorur teknologjinë e kohës së fundit.
http://top-reklama.com