Ujvara e Drinit pjesë e OAK-së

 

Përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Ujvara e Drinit, ku u pritën në takim nga Veton Bërdynaj.

Koordinatorja Qendresa Ibrahimi informoi për shërbimet që oda ofron për bizneset anëtare, ku theks i veçantë i’u kushtua punës dhe të arriturave të deritashme të OAK-së.

Bërdynaj përgëzoi Odën e Afarizmit të Kosovës për punën e bërë, duke shtuar që disa nga problemet kryesore me të cilën po përballen bizneset në vend është norma lartë e TVSH-së dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të këtij takimi palët arritën marrëveshje të bashkëpunimit.