UNIK Shpk i bashkohet rrjetit të bizneseve anëtare në OAK

Vizitat në terren i vazhduam në biznesin Unik SHPK. Pronari i këtij biznesi Arnold Sylaj, na njoftoi me prodhimtarinë e tyre të cilat ishin prodhim i rrjetave të hekurit, njëherit posedon dhe depon e materialit ndërtimor. Gjatë këtij takimi u diskutua për shërbimet që OAK ofron për anëtarët, situatën qe ndodhemi, pasojat e krizës ekonomike dhe sfidat e biznesit sa i përket menaxhimit të pandemisë. OAK dhe “Unik” SH.P.K. u pajtuan që të koordinojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.