Vijojnë anëtarësimet nga sektori minerar në OAK

 

Përfaqësues nga kompania NTP Badallaj 5 SHPK, vizituan zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Në mes OAK dhe kompanisë NTP Badallaj 5 SHPK  u realizua një takim ku u diskutua për mos harmonizimin e udhëzimeve administrative dhe ligjeve, gjë që po shkakton probleme të mëdha në fushën e sektorit minerar dhe shumë çështje të tjera me të cilat përballen bizneset kosovare.

Pas këtij takimi mjaft të suksesshëm, NTP Badallaj 5 SHPK  me përfaqësues Dashmir Badalli, vendosi t’i bashkangjitej Odës si anëtar i ri i saj.

Për më shumë:

https://www.facebook.com/NTP-Badallaj-5-677695149033990/