Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), ka vizituar biznesin anëtar BESIMI COMMERCE Sh.p.k në Shtime.
Në këtë takim përfaqësuesit e OAK-së u pritën nga pronarët e biznesit Hyzer Gashi dhe Besim Gashit.
Përgjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme në mesin e të cilave edhe projektet e ardhshme të

BESIMI COMMERCE Sh.p.k, afektimi nga pandemia Covid 19, ndihma nga shteti etj.
Për më tepër, BESIMI COMMERCE Sh.p.k është themeluar në vitin 1990 nga Hyzer Gashi, Hivzi Gashi, Feim Gashi dhe nga Besim Gashi. Veprimtaria fillestare ishte tregtimi i mallrave ushqimore ndërsa më pas i’u shtua edhe veprimtaria e shërbimeve të transportit të udhëtarëve. Nga viti në vit kompania BESIMI COMMERCE Sh.p.k ka shkuar duke e zgjeruar veprimtarinë e saj në ofrimin e shërbimeve për konsumatorë.
Për më tepër informacione rreth kompanisë, klikoni në linkun e mëposhtëm: