Zëvendësministri i Financave Hyzer Gashi viziton OAK-në

Në vazhdën e takimeve me institucionet qeveritare në vend, kryetari i Bordit në OAK, z.Skënder Krasniqi priti në takim zëvendësministrin e financave, Hyzer Gashi Zv. Ministër Finance me të cilin diskutuan për sfidat e të bërit biznes në Kosovë.

Gashi u njoftua me punën e OAK-së dhe njëkohësisht shprehu gatishmëri për të përkrahur OAK-në në zgjidhjen e problemeve të cilat Oda i ka identifikuar.
Zv.ministri Gashi, tha se është i interesuar që të bëjnë zgjidhje në mënyrë ligjore efikase për një ekonomi të tregut për një barazi dhe zhvillim real.

Ai nuk la anash pa përmendur edhe debatin e fundit për pagën minimale ku theksoi se qeveria është e vendosur që të krijoi një rregull bazë për pagat në nivel vendi.

Në takim u bisedua edhe për mundësit për të mbajtur konferenca të përbashkëta në lidhje me sfidat e të bërit biznes, në mënyrë që të identifikohen barrierat që po i ngulfasin bizneset që të kontribuojnë në zhvillimin e vendit.

Sipas Krasniqit zgjidhja e këtyre problemeve do të ishte lehtësim për të bërë biznes, dhe në këtë formë do të përmirësohet edhe klima e të bërit biznes.

👉http://www.kosovapress.com/…/gashi-viziton-oak-ne-diskutoh…/
👉https://2lonline.com/zevendesministri-i-financave-hyzer-ga…/