Zyrëtarët e OAK-së patën një takim njoftues me pronarin e ‘’Mobileria Prishtina’’

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale, çështjen e problemit të pandemisë dhe menaxhimin e biznesit për gjetjen e një zgjidhje të favorshme si për punëdhënësin ashtu edhe për punëmarrësin.Mes tjerash u ngrit çështja e bashkëpunimit me OAK-në dhe sukseset e odës në favor të bizneseve anëtare.Për më shumë ‘’Mobileria Prishtina’’ i takon sektorit për prodhimin e mobiljeve dhe veçori e kësaj mobilerie është dizajnimi dhe prodhimi i mobiljeve të profileve të ndyshme që zotëron një koleksion të gjerë duke përfshirë: kuzhina me stil dhe dizajne të ndryshme, dollape me dyer lëvizëse, mobilje të dhomave të ditës, të dhomave të fjetjeve, dhomave të fëmijëve, tavolina për TV, Tavolina të bukës, karrige etj.