Përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës paraqitën shqetësimet e bizneseve, gjatë takimit të përbashkët me Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Odat Ekonomike.

Ky takim kishte për qëllim koordinimin më të mirë të aktiviteteve me Institucionet, për të krijuar një klimë më të favorshme të të bërit biznes. Duke kontribuar kështu në rritjen e punësimit, eksportit e funksionimit më të mirë të ligjeve, që të mos paraqesin pengesë për bizneset.