Oda e Afarizmit të Kosovës

KONKURS

Oda e Afarizmit të Kosovës shpallë konkurs për:

2 praktikantë

Pozita: Praktikantë/Zyrtarë për komunikim me biznese

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Komunikimi me bizneset dhe realizimi i takimeve;
  • Ofrimi i përkrahjes Administrative dhe teknike për stafin e OAK-së në fushat kryesore të Punës;
  • Ofrimi i shërbimeve për OAK duke përdorur postën zyrtare, postën elektronike, hartim të dokumenteve për takime të ndryshme të organizuar nga dhe për OAK;
  • Ndihmë në zgjidhje të problemeve Administrative dhe Teknike të Odës;
  • Komunikon dhe viziton kompani të ndryshme duke përfshirë edhe klient potencial të Odës;
  • Studimi i projekteve që ndihmojnë udhëheqësin/en për çështje të Odës;
  • Regjistrimi dhe përditësimi në bazat e të dhënave të Odës;
  • Kryerja e detyrave të tjera të arsyeshme të cilat kërkohen nga mbikqyrësi gjithnjë sipas rregullores dhe ligjit në fuqi.

Ju lusim që të dërgoni CV dhe letrën motivuese në gjuhën shqipe, në e-mail adresën:   odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është  31.01.2020.