Zyrtare të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) vizituan biznesin AB Bajrami Sh.P.K., ku u pritën në takim nga pronari Azem Bajrami.

Gjatë këtij takimi theks i veçantë i’u kushtua sfidave që bizneset po kalojnë për të siguruar staf të kualifikuar.Në fund të takimit, Bajrami shprehu që AB Bajrami i shtohet rrjetit të bizneseve që i besojnë misionit të OAK-së.

Për më shumë, AB Bajrami është pjesë e tregut nga viti 1997 dhe është e certifikuar në Gjermani në lëmin e ndërtimeve të thata (pllaka gipsi), lyerje të lëngëta (suvatim, patenim, fasada) dhe montim të skeleve.

Shpërndaje: