Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës, së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi më i ri anëtar i cili është  “Agnesa Tex”.

Përfaqesueset e OAK-së u pritën në këtë takim nga bashkëpronari Z.Mirsad Kamerolli, me ç’rast u diskutua rreth pasojave që sjell informaliteti dhe instrumenteve të cilat do të kontribuonin në zvogëlimin e kësaj dukurie si dhe prioriteteve e ligjeve të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës, është duke trajtuar aktualisht.

Për me tepër biznesi “Agnesa Tex”, është themeluar në vitin 2016 si pjesë e Agnesa Group.

“Agnesa Tex” ka të punësuar rreth 80 punëtorë. Kompania prodhon veshje të brendshme, veshje sportive, këmisha, bluza dhe veshje të ndryshme për fëmijë, femra dhe meshkuj.

Produktet e kompanisë shiten në 70 pika tregtare në Kosovë, gjersa me brendin e saj VAVA, “Agnesa Tex” operon kryesisht në tregun lokal.

Për më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun në vazhdim:

https://bit.ly/32IIzL2

Shpërndaje: