Oda e Afarizmit të Kosovës

Fabrika e përpunimit të mishit Agoylla me pronare znj. Florie Kluna, i është bashkuar së fundmi Odës së Afarizmit të Kosovës. Agoylla është kompani e cila merret me prodhimin e disa llojeve të mishit, përfshirë edhe suxhukun shtëpiak.

Përfaqësuesit e OAK-së, gjatë vizitës në Panairin e Agrobiznesit dhe Pijeve, sot takuan anëtarin e saj, ku me këtë rast u diskutua për disa nga sfidat dhe problemet me të cilat përballet ky biznes.

znj. Kluna falënderoj OAK-në për mbështetjen dhe theksoi se ideja e themelimit të një Ode të tillë ishte shumë e nevojshme, marrë parasysh faktin se bizneset kanë nevojë për një vend ku mund të drejtohen dhe adresojnë problemet e tyre dhe një institucion që do t’i përfaqësoj ato.