Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ju prezanton me biznesin anëtar “Agro Pharma” SH.P.K., me pronar Besim Sahiti, me seli në Lapnasellë.

“Agro Pharma” SH.P.K. merret me tregtim të agroimputeve, pesticideve, biostimulantëve, plehërave kimik, farave të pemëve dhe permieve të llojeve të ndryshme dhe elementeve tjera të bujqësisë.

Kompania me punën dhe angazhimin shumëvjeçar ka arritur që të fitojë besimin e brendeve ndërkombëtare, ku aktualisht është përfaqësuese e autorizuar e shumë brendeve për Republikën e Kosovës.

Dhoma e Tregtisë edhe një herë i uron mirëseardhje, punë të mbarë e sukses biznesit në fjalë, dhe gjithashtu uron për një bashkëpunim sa më frytdhënës në të ardhmen.