Oda e Afarizmit të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afarizmit të Kosovës z.Ismet Mulaj së bashku me zyrtaret Donika Gashi dhe Qendresa Ibrahimi vizituan AgroKosova – Suhareka Veraria, ku u pritën në takim nga z. Hivzi Tafaj.

Prioriteti i Agrokosova Holding, është fokusimi në ofrimin e verërave të cilësisë së lartë, që reflektojnë gjithë karakteristikat e nevojshme të standarteve të cilësisë.

Gjatë këtij takimi z.Tafaj u njoftua me punën, veprimtarinë e Odës dhe qëllimet e saj për të kontribuar në ndihmën që Oda u ofron bizneseve anëtare të saj. Në këtë takim u diskutua edhe për disa nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohet ky biznes, ndër të cilat u përmend: çështja e energjisë elektrike, e cila paraqet ndër problemet kryesore për zhvillimin e veprimtarisë së biznesit, po ashtu u cekë edhe fakti se ky biznes nuk ka asnjë lloj mbështjetje nga ana e institucioneve të shtetit, mungesa e infrastrukturës në Zonën Industriale të Therandës dhe shërbimet publike përbëjnë një faktor tjetër që vështirësojnë veprimtarinë e këtij biznesi.

Z. Mulaj falënderoj z. Tafaj për mikëpritjen dhe theksoj se Oda do të jetë afër biznesit dhe do të punojë për bizneset vendore në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat ato ballafaqohen.
http://enologjia.com/agrokosova-holding-suhareke-2/?lang=en