Në mesin e qindra bizneseve anëtare të cilat janë pjesë e Odës së Afarizimit të Kosovës (OAK), së fundmi kësaj liste i’u është shtuar edhe biznesi më i ri anëtar i cili është “Al Product”.

Përfaqesueset e OAK-së u pritën në takim nga pronari i kompanisë Lirim Asllani, me ç’rast u diskutua rreth eksperiencave, sfidave dhe problemeve me të cilat po përballen bizneset gjatë pandemisë. Në mes të tjerash,  u diskutua edhe rreth aktiviteteve dhe prioriteteve që po i trajton OAK.

Për më tepër, kompania “Al Product” ofron një gamë të gjerë të produkteve nga sektori i Tregtisë me shumicë të metaleve dhe mineraleve, bënë tregtimin me shumicë të produkteve të tjera të ndërmjetme si dhe merren me punimin e profileve të ndryshme nga alumini.

Më shumë informacione rreth kompanisë mund të gjeni duke klikuar linkun në vazhdim:

https://bit.ly/3t12QX1

Shpërndaje: