Gjatë vizitës tek bizneset në Komunen e Fushë Kosovës, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Albkos Safety, ku u takuan me përfaqësuesen Genta Mirena.

Një ndër brengat kryesore të biznesit është mos-zbatimi i ligjit në vend, gjë që e dëmton jo vetëm atë si biznes, por edhe gjithë bizneset tjera serioze dhe profesionale.

“Albkos Safety” është biznesi i radhës që i beson misionit të OAK – së.

Kompania “Albkos Safety” është biznes i cili ofron pajisje dhe shërbime për mbrojtje nga zjarri.

Shërbimet dhe produktet e Albkos Safety janë në përputhje me standardet Evropiane dhe vendore dhe kryhen nga personel profesionistë dhe të kualifikuar.