Rrjetit të biznesve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës së fundi i’u bashkua edhe biznesi “AMA” SH.P.K., me pronar Mehdi Bresilla, me seli në Lipjan.

Me qëllim të diskutimit për sfidat me të cilat bizneset kultivuese të pemëve dhe perimeve po hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, përfaqësuese të Odës së Afarizmit të Kosovës kanë vizituar biznesin AMA SHPK në Lipjan, ku u pritën në takim nga pronari Mehdi Bresilla.

Gjatë takimit të mbajtur paraprakisht u diskutuan edhe shërbimet që OAK ofron për rrjetin e bizneseve anëtare si dhe çështjet e trajtuara deri më tani, e të cilat kanë ndikuar në lehtësimin e të bërit biznes në vend.

Pronari i kompanisë Mehdi Bresilla, theksoi që është shumë e nevojshme që të mbrohen prodhimet sezonale e gjithashtu të luftohet ekonomia jo formale, pasi që po i dëmton në masë të madhe bizneset serioze.

Ndër të tjera Bresilla theksoi që Kosova duhet të filloj subvencionimin e bizneseve eksportuese, sepse vetëm kështu produktet vendore do të jenë konkuruese me ato të rajonit dhe më gjerë.