Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i klinikës Anaderm Shaip Muja.

Zyrtari Naser Ibrahimi informoi për shërbimet që OAK ofron për bizneset anëtare, duke u fokusuar në çështjet e trajtuara dhe të zgjidhura me sukses.

Muja përgëzoi odën për të arriturat dhe shtoi që Anaderm i shtohet rrjetit të bizneseve anëtare.

Për më shumë, Anaderm është spital për Kirurgji Estetike dhe mbjellje të flokut, qendër e vetme në Kosovë për këtë fushë. Poashtu, Anaderm është e specializuar për sëmundjet e lëkurës – dermatologji dhe estetikë, si qendër referente kryesore me përvojë mbi 15 vjecare.