Anëtarësisë së OAK-ut i shtohet edhe AQSCERT

Drejtoresha për Kosovë e AQSCERT-KOSOVA, Mrika Ahmeti dhe përfaqësues të Odës së Afarizmti të Kosovës, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Roli që ka OAK-ut në fushën e të bërit biznes në Kosovë, dhe rëndësia që ka marrëveshja kontraktuale për përfaqësësimin e biznesin nga OAK-u, ka rezultuar edhe me një anëtarsim.

Organizata Certifikuese AQSCERT, operon në Milano, Romë dhe Tiranë, e tashmë edhe në Kosovë. Kjo kompani është e akredituar për certifikimin e kompanive për standartet ISO 9001; 2008, ISO 14001;2004, BS OHSAS 18001;2007, ISO 22000,ISO 20000, ISO 27001:2005.

AQSCERT ofron shërbime të certifikimit në fushën e cilësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë dhe produktit.