Anëtari i radhës në OAK është Kthimi-H shpk

 

Bashkëpunimi i ndërsjell në mes Oda e Afarizmit të Kosovës dhe bizneseve tanimë është evident.

Zyrtaret e OAK-së mirëpriten në takim Hysen Zeqiraj pronar i biznesit nga Peja, Kthimi-H shpk, me këtë rast u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, alternativat e zgjidhjes së problemeve që aktualisht po brengosin bizneset dhe çështje të tjera me rëndësi të kësaj fushe.

Zeqiraj shprehi dëshirën që t’i bashkohet bizneseve të tjera anëtare të #Odës.

Kujtojmë që Kthimi-H shpk është biznes prodhues, si i melmesave, sosit bio dhe i produkteve të tjera.