Pronari i Arhing Jeton Canhasi u mirëprit në një takim informues në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Kryetari i OAK-së Skënder Krasniqi njoftoi për punët e realizuara deri më tani nga Oda, e ku u fokusua në përfitimet e bizneseve anëtarë ndër të cilat janë avokimi, trajnime sipas nevojave dhe kërkesave të bizneseve anëtare, shërbime biznesore dhe rrjetëzimi.

Jeton Canhasi vlerësoi lartë angazhimin e bërë nga Oda duke shtuar që një organizatë e tillë që i bashkon bizneset dhe punon në mbrojtje të interesave të tyre ka qenë shumë e nevojshme për vendin tonë. Ai shtoi që financimi vetëm nga bizneset është një nga veçoritë që e vlerëson më së shumti tek Oda, pasiqë sipas tij është shumë i nevojshëm bashkëpunimi me institucionet vendore por nëse nuk varesh drejtpërdrejt nga shteti atëherë nuk imponohesh nga ai dhe është më e lehtë paraqitja e kërkesave të bizneseve.

Në fund të këtij takimi Canhasi shtoi që biznesi i tij është pjesë e OAK-së, duke i’u shtuar kështu bizneseve që së bashku punojnë në përmirësim të mjedisit të të bërit biznes në Kosovë

Për më shumë, Arhing është kompani e specializuar në ndërtim dhe arkitekturë, e cila ofron shërbime që nga projektimi e deri te realizimi.