Listës së qindra bizneseve anëtare të Odës së Afarizmit të Kosovës sot i është bashkuar edhe biznesi prodhues ASK Fooks

Gjatë takimit me pronarin e biznesit Erton Namoni, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit në krye me kryetarin e bordit Skënder Krasniqi u njoftuan nga afër me veprimtarinë e fabrikës së ushqimit ASK Foods.

Në këtë takimi u diskutua për sfidat me të cilat bizneset po ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre, e rëndësisë së ofrimit të përkrahjes për prodhuesit vendor e subvencionimit të produkteve të cilat këto të fundit eksportojnë.

Ask Foods u krijua nga tre vëllezër në vitin 2008, ku pas dy viteve hapën një fabrikë, e cila punëson mbi 150 persona gjatë sezonit të pikut.

E gjendur në fshatin Livoq të rrethit të Gjilanit në Kosovën Lindore, ASK Foods është një vend i pastër dhe ekologjik që ndihmon fabrikën të ruajë standardet e tij moderne, bashkëkohore dhe mjedisore të biznesit.

Fabrika është në përputhje me standardet moderne evropiane të cilat i mundësojnë të zgjerojë kapacitetin e saj prodhues për të përmbushur kërkesat e tregut.

ASK Foods është i certifikuar me ISO 9001:2008 dhe sigurinë ushqimore HACCP.Në fund të takimit, përfaqësuesi i fabrikës së ushqimit z.Namoni, shprehu mirënjohje për punën e odës duke vendosur t’i bashkohet rrjetit të gjerë të bizneseve anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës.